Në 2021, konsumatorët shqiptarë po blinin aksesorë që dëmtonin telefonat e tyre. Tregu ishte i mbushur me produkte që nuk respektonin asnjë standard. Ne pamë një mundësi për të ndryshuar këtë realitet dhe vendosëm të sjellim diçka ndryshe: aksesorë origjinalë që respektojnë standardet evropiane.
Që nga dita e parë, u angazhuam për të ofruar produkte me garanci, duke ndërtuar një model biznesi të besueshëm. Falë kësaj qasjeje, në pak kohë u bëjmë lider në tregun e aksesorëve origjinalë në Shqipëri.
Sot, bashkëpunojmë me Vodafone Albania, Big Market, Supermarket Xhangolli, Supermarket Extra dhe Eco Market.
Këto partneritete strategjike konfirmojnë besimin që kompanitë më të mëdha në vend kanë në origjinalitetin e produkteve tona.
Si importues të drejtpërdrejtë të të gjithë mallrave që tregtojmë, sigurojmë që çdo produkt të respektojë standardet evropiane dhe të vijë me garanci që nuk e ofron asnjë konkurrent tjetër në tregun shqiptar. Përveç garancisë së produkteve, ne ndihmojmë partnerët tanë të menaxhojnë më mirë hapësirën e biznesit të tyre. Falë ekspozitorëve tanë të dizajnuar për qarkullim të shpejtë, ata sigurojnë fitime më të larta, duke shmangur stokun e tepërt dhe duke optimizuar çdo metër katror të dyqanit.
Por një biznes i suksesshëm nuk ka nevojë vetëm për produkte të mira—ka nevojë për një sistem furnizimi që funksionon. Çdo partner që na zgjedh, gjen një kompani të mirëorganizuar me një ekip të dedikuar që kryen shpërndarjen derë më derë. Në vend që të shqetësohen për porositë, partnerët tanë përfitojnë nga një proces i thjeshtë dhe i automatizuar: furnizimi i tyre ndiqet rregullisht nga përfaqësuesit tanë, të cilët analizojnë ecurinë e shitjeve dhe zëvendësojnë produktet e shitura. Në këtë mënyrë, ata kanë gjithmonë produktet e duhura në momentin e duhur, pa humbur kohë dhe pa rrezikuar stok të pashitur.
Mundësi Kthimi
Përvoja e blerjeve pa shqetësime.
Transport falas
Pa kosto shtesë, vetëm çmimi që shihni.
Suport 24/7
Mbështetje 24/7, gjithmonë këtu për ju.
Rishitës i autorizuar
Besim dhe cilësi në çdo blerje!